Revolucion në verë?

Futboll

Revolucion në verë?

Më: 7 prill 2023 Në ora: 22:52
Carlo Ancelotti

Në konferencën për shtyp, para ndeshjes së radhës në kampionat atë ndaj Villareal, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti foli edhe rreth merkatos së verës. Tekniku i madrilenëve e mohoi lajmin se në sezonin e ardhshëm, Los Blancos do të përfshihen nga revolucioni duke qenë se në organikë ka disa lojtarë të “vjetër”.

Megjithatë, Ancelotti nuk pranon të ndahet nga veteranët e tij si Modric, Kroos apo edhe Benzema ndaj shprehet i bindur se nuk do të ketë revolucion.

“Mendoj se Modric, Kroos apo edhe Benzema janë të destinuar të qëndrojnë në Madrid.

Sepse sa herë ata nuk luajnë diçka në organikën e skuadrës ndryshon.

Megjithatë, unë e di se e ardhmja nuk i takon emrave të sipërpërmendur, por lojtarëve si Tchouameni, Camavinga, Ceballos apo edhe Valverdes.

Ata do të shënjojnë një epokë të re tek Real Madrid”, u shpreh Ancelotti, i cili në fakt ende nuk e ka ndarë nëse do të qëndrojë te madrilenët edhe për sezonin e ardhshëm duke qenë se gjithnjë e më shumë përflitet për një marrëveshje mes tij dhe kombëtares së Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat