Arteta: Drejt Anfieldit me entuziazëm e pozitivitet

Futboll

Arteta: Drejt Anfieldit me entuziazëm e pozitivitet

Më: 7 prill 2023 Në ora: 23:35
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se skuadra po shkon për t`u ndeshur me Liverpoolin me një gjendje entuziazmi e disponim pozitiv. 

Dy skuadrat takohen të dielën në Premier League në një moment kur Arsenal po synon titullin ndërsa Liverpool po përpiqet të këndellet pas një periudhe jo të mirë. 

“Ekipi është plot entuziazëm dhe pozitivitet, dhe ne e dimë se kemi një sfidë të madhe, por edhe një mundësi të madhe për të shkuar në Anfield dhe për të bërë diçka që nuk e kemi bërë për shumë vite, dhe kjo është ajo që po e shtyn skuadrën”, ka thënë Arteta.

Ai ka komentuar edhe situatën e Liverpoolit. 

"Të gjithë kemi pasur momente të vështira, por ajo që ata kanë bërë në klub është e jashtëzakonshme", ka thënë spanjolli. 

Gjithashtu Arteta ka konfirmuar se tek "Topçinjtë" do të rikthehet me kapacitet të plotë Bukayo Saka, i pati pasi një periudhë sëmundjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat