Real Madrid dhe Milan diskutojnë të ardhmen e Brahim Diaz

Futboll

Real Madrid dhe Milan diskutojnë të ardhmen e Brahim Diaz

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:32
Brahim Diaz

Real Madrid do të ketë një takim me Milan për të diskutuar të ardhmen e Brahim Diaz.

Sulmuesi nga Malaga është i huazuar te skuadra kuqezi dhe ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin madrilen.

Megjithatë, nga shtypi spanjoll konfirmojnë se kjo mund të jetë sezoni i fundit i Brahimit me fanellën e skuadrës italiane. Pas tre sezonesh si pjesë e ekipit të parë të Milanit, Brahim do të kthehet në Madrid.

Siç raportohet nga Fabrizio Romano, të dy klubet do të takohen së shpejti për të diskutuar se kush e merr Brahim Díaz.

Prioriteti i vetëm i futbollistit të ri 23-vjeçar është të ndihet i rëndësishëm në fushë, gjë që do të luajë një faktor kyç.

Bëhet me dije se Los Blancos duan t’i japin atij një shans të dytë.

Nga ana e tij, Milani i ka dhënë shumë atij vitin e kaluar dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur atë të paktën edhe për një sezon.

Brahimi ja shpërthyer këtë sezon. Pas vitesh me ulje-ngritje, ky sezon ka qenë më i miri për sa i përket performancës. Dëshmi për këtë janë gjashtë golat dhe katër asistimet në 13 ndeshjet në Serie A dhe me Milanin në çerekfinale të Champions League. Me pak fjalë, dëshira e lojtarit është që të vazhdojë të jetë titullar, dhe prej andej do të jetë ai që do të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat