Barcelona përgatit ofertë zyrtare

Futboll

Barcelona përgatit ofertë zyrtare

Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:50
Arda Guler

Arda Guler cilësohet si një talent i madh në Turqi.

18-vjeçari është pjesë e Fenerbahces, ndërkohë që në nëntorin e vitit të kaluar debutoi me Kombëtaren.

Mesfushori ofensiv po ndiqet me interes nga klube të ndryshme.

Mes tyre edhe nga Barcelona. Skautët katalanas kanë mbetur të impresionuar nga cilësitë e tij.

Drejtuesit e klubit spanjoll do të bëjnë një ofertë zyrtare së shpejti.

Ndërkohë, Fenerbahce kërkon jo më pak se 20 milionë euro për kartonin e lojtarit ofensiv.

Arda Guler ka zhvilluar 23 ndeshje gjatë këtij sezoni me skuadrën nga Stambolli, duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës. Ai numëron edhe tre asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat