Hysaj titullar, Pogba nuk ia del

Futboll

Hysaj titullar, Pogba nuk ia del

Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:59
Hysaj

Te Juventusi mendohej se dueli kundër Lacios do të ishte edhe ai i duhuri për të riparë sërish në aksion, ndoshta vetëm për pak minuta, sërish Pol Pogbanë.

Por trajneri Masimiliano Alegri ka habitur të gjithë, edhe pse mesfushori francez kishte kryer stërvitjen e plotë për tri ditë me radhë, por në fund e ka lënë në shtëpi.

Ndërkohë, rikthehet në dispozicion kapiteni Leonardo Bonuçi, ndonëse ai do të jetë gati nga stoli.

Për sa i përket pjesës tjetër të bardhezinjve, formacioni nuk pritet që të ketë shumë surpriza, me Vlahoviçin që duhet të luajë nga minuta e parë, sërish me Di Marian, ndërsa Kieza do të jetë gati nga stoli.

Në radhët e Lacios, Elseid Hysaj do të jetë nga minuta e parë në fushë, duke qenë se prej një muaji është ndër lojtarët më në formë të skuadrës, ndërkohë që pritet edhe rikthimi nga minuta e parë e bomberi Çiro Imobile, pas një periudhë jo të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat