Milani merr vendim për të ardhmen e Ibrës

Futboll

Milani merr vendim për të ardhmen e Ibrës

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:12
Zlatan Ibrahimoviç

Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç do të thonë lamtumirë në fund të sezonit. Lajmi i bujshëm vjen nga Franca dhe raportohet nga “Foot Mercato”.

Sipas këtë informacioni, klubi kuqezi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën sulmuesit 41-vjeçar suedez.

Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta, i fundit në kofshë, që po e mban larg fushave të blerta në pjesën e fundit të këtij sezoni. Kështu, Ibra do ta gjejë veten në një udhëkryq: ta vazhdojë aventurën e tij si futbollist diku tjetër ose të qëndrojë në Milano me një rol menaxherial.

Pas 4 vitesh dhe 37 golave ​​në 78 paraqitje, aventura e Ibrës te Milani duket se po mbyllet. Motivimi lidhet me dëmtimet e shumta që kanë goditur suedezin.

Nga ana tjetër, mosha po avancon për të gjithë. Në datën 3 tetor do të mbushë 42 vjeç dhe koha është armiku i vetëm, që as kampionët më të mëdhenj thjesht nuk mund ta mposhtin.

Prandaj, brenda pak javësh, Ibra do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë diku tjetër apo do “t’i varë këpucët” përgjithmonë. Në hipotezën e dytë, ai mund të mbetet me kuqezinjtë me një rol ende për t’u përcaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat