Formacionet zyrtare Dortmund - Union Berlin

Futboll

Formacionet zyrtare Dortmund - Union Berlin

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:51
Formacionet zyrtare

Dortmund do të përballet në “Signal Iduna Park” kundër Union Berlin në orën 15:30.

Kjo është një nga ato ndeshje ku fitorja duhet me patjetër për secilën nga dy ekipet, pasi të dyja luftojnë ende për kreun e tabelës së Bundesliga.

Dortmund ndodhet në vendin e dytë me 53-pikë, 2 pikë më pak se Bayern Munich që ndodhet në krye të renditjes, ndërsa Union Berlin në vendin e tretë me 51 pikë.

Verdhezinjtë kanë besim se do të dalin me kokën lartë nga ndeshja e sotme duke marrë parasysh që luajnë në shtëpi, por gjithashtu do të mbështeten në aftësitë e lojtarëve si Brandt, Bellingham, Adeyemi apo Haller.

Nga ana tjetër, Union Berlin nuk është aspak për t’u nënvlerësuar sepse këtë sezon e kanë treguar më së mirë se sa të aftë janë. Dy fitoret e fundit radhazi sigurisht i ka karikuar dhe sot do të përpiqen të bëjnë maksimumin për të tentuar vendin e dytë, të paktën në mënyrë provizore..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat