Inzaghi rrezikon shumë

Futboll

Inzaghi rrezikon shumë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:33
Inzaghi

Ecuria aktuale e Inter-it flet qartë. Fitorja mungon tashmë prej katër ndeshjesh në kampionat dhe gara për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League bëhet më e vështirë.

Ajo që bie më shumë në sy mbi të gjitha janë dhjetë humbjet e koleksionuara në Serinë A, aq sa Bologna, Fiorentina dhe Torino. Dhe madje vetëm një pak në krahasim me Sassuolo-n dhe Empolin, dy më pak se Monza dhe Salernitana.

Një trajektore e bafesieshme ashtu siç ka qenë i befasishëm edhe barazimi 1-1 i regjistruar të premten në kampionat në fushën e Salernitana-s, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga zikaltrit.

Në rrugën e Inter-it tani është Benfica, një përballje e dyfishtë në çerekfinalet e Champions League që mund të jetë vendimtare për fatin e Inzaghi-t në stolin e zikaltërve.

Megjithatë, edhe ndeshja e së shtunës së ardhshme kundër Monza-s në kampionat mund të jetë shumë e rrezikshme. Nëse rënia e lirë e vazhdueshme e skuadrës vazhdon, atëherë klubi mund të vendosë të ndryshojë, pavarësisht se çfarë ndodh me Benfica-n dhe Juventus-in në Kupën e Italisë.

Të paktën për t’i dhënë një shkundje skuadrës. Në atë pikë zgjedhja më e shpejtë e mundshme do të ishte ajo e një trajneri të përkohshëm, ose më saktë Crsitain Chivu, trajner i ekipit të dytë që është shumë i vlerësuar.

Ideja më tunduese do të ishte ajo e një kthimi të menjëhershëm të Antonio Conte-s, për të cilin Inter-i mbetet në pole position edhe për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, bëhet fjalë për një skenar aspak të lehtë.

Për sezonin e ardhshëm është përmendur edhe emri i De Zerbi-t, por që nuk duket se ka dëshirë të largohet nga Premier League dhe gjithsesi do të duhej të paguhej klauzola që ka me Brighton-in.

Ndjesia është se muaji prill do të vendosë trajnerin e Inter-it për muajin e fundit të sezonit. Me shkarkimin e Inzaghi-t, me këtë të fundit që mbetet shumë në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat