Dortmundi pas humbjes në kampionat me 4:2 nga Bayerni dhe humbjes me 2:0 nga Leipzig në Kupë të Gjermanisë, i kthehet fitoreve në Bundesliga I.
Verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Union Berlinit, në derbin e javës së 27-të të Bundesliga I.
Për Dortmundin shënuan Malen (28'), Moukoko (79') dhe për Berlinin realizoi Behrens (71').
Bayerni kryeson me 58 pikë, pasojnë Dortmundi me 56, Union Berlini me 51 sosh etj.