Takimi mes Laportës dhe babait të Messit

Futboll

Takimi mes Laportës dhe babait të Messit

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:28
Messi

Kthimi i Lionel Messit te Barcelona nuk është thjesht një fantazi e merkatos.

Kështu shkruan këtë të shtunë e përditshmja spanjolle “Marca”.

Kushtet janë në favor të kësaj lëvizjeje bujshme të argjentinasit, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet te Paris Saint-Germain.

Gazeta spanjolle përmend edhe disa faktorë të tjerë vendimtarë që e shtyjnë “Pleshtin” të kthehet në “familjen” e tij të mëparshme.

Në radhë të parë, ai që e nxit më shumë ribashkimin e Leos me “blaugranat” është ish-shoku i skuadrës, Xavi, tani trajner i Barçës.

Ish-mesfushori thuhet se flet çdo ditë me Messin për të ardhmen e tij. Për më tepër, ditët e fundit raportohet se është zhvilluar një takim i parë mes presidentit Joan Laporta dhe Jorge Messi (babai dhe menaxheri i Leos).

Një takim gjysmë ore, ku nuk është folur konkretisht për kthimin e Barçës në “Camp Nou” dhe nuk është formuluar një marrëveshje konkrete për këtë qëllim.

Gjithsesi, ky takim ka shërbyer për të hedhur themelet e këtij debati për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat