Publikohen formacionet zyrtare të Lazio - Juventus

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Lazio - Juventus

Më: 8 prill 2023 Në ora: 20:20
Logo Lazio - Juventus

Lazio - Juventus është padyshim supersfida e kësaj jave në Serinë A. Duke marrë shkas nga hapat e gabuar të Milanit, Interit dhe Atalantës, kjo ndeshje merr një rëndësi edhe më të madhe në luftën për Ligën e Kampioneve.

Te Lacio shfaqet nga minuta e parë në rreshtim Imobile, i cili do të udhëheqë përsëri sulmin e bardhekaltërve. Ndërsa në fushë nuk do të mungojë Hysaj, i padiskutueshëm për Sarrin.

Nga ana tjetër, Landuçi, ndihmësi i Alegrit i cili mungon për shkak të një viroze, ka zgjedhur që të ulë në stol Danilon për t’i bërë vend Aleks Sandros nga minuta e parë, teksa në sulm rreshtohen Di Maria e Vlahoviç.

FORMACIONET ZYRTARE

LACIO (4-3-3): Provedel; Marusiç, Kazale, Romanjoli, Hysaj; Milinkoviç-Saviç, Kataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Imobile, Zakanji.
Trajner: M. Sarri.

JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Aleks Sandro; Kuadrado, Faxhioli, Lokateli, Rabio, Kostiç; Di Maria, Vlahoviç.
Trajner: M. Landuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat