Çfarë iu thotë Dragan Xhajiqi për Republikën e Kosovës?

Futboll

Çfarë iu thotë Dragan Xhajiqi për Republikën e Kosovës?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 prill 2023 Në ora: 21:09
Dragan Xhajiq

Serbët po vajtojnë, po ankohen në Serbi, po ankohen të ideologu Dragan Xhajiqi, po ankohen se nuk po i lejojnë me luajt ilegalisht në Republikën e Kosovës në kuadër të Serbisë.

Serbët e dijnë se të luash ilegalisht në një shtet tjetër është shkelje e sovranitetit dhe vepër penale.

Serbët e dijnë se nuk mund të organizohen garat në një shtet tjetër, por këta tentojnë dhe e bëjnë ilegalisht në Republikën e Kosovës. 

Ky farë Igor Uljareviq, demek një farë kryetari i një Federate ilegale të futbollit, që përbëhet me serbë dhe zbatojnë urdhrin e Beogradit, qenka ankuar në Beograd, por nuk ka treguar a u ankua edhe të kryetari i ri i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiq.  

Cila ka qenë përgjigja e Dragan Xhajiqit? A mos vallë Xhajiqi iu ka thënë rezistoni?

Xhajiqi dihet botërisht se është arrestuar para më shumë se një dekade për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për korrupsion, ndërsa sot udhëheq federatën serbe të futbollit. 

“Ndalimi nga autoritetet e Kosovës për organizimin e ndeshjeve të FSS-së në territorin e Kosovës para dy vitesh detyroi Trepçën, Mokra Gorën dhe Grackon që të luajnë ndeshje të garave zonale në Serbinë qendrore.

Mitrovicasit i mirëpresin kundërshtarët në Baljevac, Mokra Gora në Novi Pazar, ndërsa Gracko është mikpritës në Kurshumli”, shkruan “Kurir”.

Askush nuk ua ka ndaluar dhe as që ua ndalon klubeve serbe që të luajnë në garat e Republikës së Kosovës. Trepça fantome me disa klube tjera ilegale, marrin direktiva nga Beogradi. A mos po tenton Dragan Xhajiqi të futet në Zubin Potok dhe të thotë ndonjë fjalë, si gjithmonë për t'i ushqyer me nacionalizëm.

Nëse Dragan Xhajiqi ndonjë ditë do të tentojë të futet pa leje në Kosovë, ai menjëherë të arrestohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat