Lampard: Ka pasur ndryshime të shumta në klub

Futboll

Lampard: Ka pasur ndryshime të shumta në klub

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:23
Pamje nga ndeshja Wolves - Chelsea

Chelsea nuk po arrin te fitorja, ku nuk po i ndihmon as ndërrimi i trajnerëve e milionat e shpenzuara në merkatot përkatëse gjatë një sezoni.

Edhe pse e shkarkoi Graham Potter, Chelsea ka vazhduar me humbje në Premier League, duke e regjistruar të 11-ën e këtij sezoni, kësaj radhe nën urdhrat e trajnerit të ri, Frank Lampard.

Pas plot 90-të minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Chelsea është mposhtur nga Wolverhampton me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Matheus Nunes, i cili i siguroi fitoren “Ujqërve” në minutën e 31-të të ndeshjes.

Pas përfundimit të ndeshjes Lampard foli në një konferencë për shtyp, i cili tha se nuk duhet të përdoret si arsye ndryshimi i shumë gjërave në klub.

“Ka pasur ndryshime të shumta dhe kjo nuk është një arsye por gjërat duhet të përmirësohen dhe unë mendoj se kjo paraqitje e tregoi këtë gjë më së miri. Më duhet ta gjejë një kuptim të kësaj.

Duhet që të mësohesh me fitore dhe ta bësh këtë një ves”, tha Lampard..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat