Vllaznia dhe Erzeni ndeshen për Europë

Futboll

Vllaznia dhe Erzeni ndeshen për Europë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:23
Vllaznia

Sot do të luhen tre ndeshje të Superligës shqiptare.

Ndeshja e parë do të startojë në orën 15:00 mes Kastriotit dhe Bylisit.

Të dyja ekipet në fjalë pozicionohen në dy vendet e fundit të tabelës, përkatësisht Kastrioti në vendin e 10-të me 27 pikë dhe Bylisi në vendin e 9-të me 29 pikë.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Teutës dhe Laçit e cila do të luhet në qytetin e Durrësit në orën 18:00. Kjo sfidë pritet të jetë shumë e bukur dhe me emocione.

Teuta ndodhet në vendin e shtatë me 34 pikë, ndërsa Laçi në vendin e tetë me 33 pikë. Pra duket qartë se të dyja skuadrat sot do të luftojnë për të mos u pozicionuar në zonën e kuqe.

Në të njëjtën orë, një tjetër ndeshje e bukur do të luhet. Vllaznia do të presë Erzenin në shtëpi dhe përballja pritet të jetë e bukur pasi të dyja ekipet luftojnë ende për të prekur zonën e Europës, atë të Conference League.

Shkodranët ndodhen në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e pestë me 37 pikë. Të dyja synojnë vendin e tretë në të cilin aktualisht ndodhet Egnatia me 41 pikë.

Ndërsa ditën e hënë më 10 prill, Egnatia do të ndeshet me Partizanin dhe Tirana me Kukësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat