Klopp karikon skuadrën para ndeshjes me Arsenalin

Futboll

Klopp karikon skuadrën para ndeshjes me Arsenalin

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:34
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka dashur të karikojë të tijtë në vigjilje të javës së 29-të, aty ku fati i ka rezervuar Arsenalin kryesues. Fitorja do t’i rriste shpresat për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampioneve.

“Faktori fushë mbart rol tepër të rëndësishëm në fazën aktuale dhe ndihma e mbështetësve do të merrte përmasat e një spuntoje jetike, pavarësisht rivalit.

Reagimi dhe përmirësimi janë te vetmet terma që dua të shikojë nga djemtë.

Nëse dëshirojmë të kapim zonën “Champions”, fillimisht duhet të mposhtim Arsenalin dhe më pas të bëjmë të njëjtën gjë me ekipet pasardhëse.

Arritja e kësaj linje kërkon prezantimin e futbollit më të mirë nga ana jonë. Në praktikë merr nota të lehta, por sfida ndaj Çelsit dëshmoi tjetër panoramë”, pohonte me nota optimizmi tekniku gjerman.

Klop foli shkurtimisht edhe mbi gjendjen fizike te Diazit dhe mundësinë e aktivizimit:

“Shenjat janë pozitave, gjithsesi duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi ai vjen nga një lëndim i gjatë”, e mbylli 55-vjeçari. Liverpuli ndodhet 10 pikë më pak se vendi i katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat