PSG gati të bëjë gjithçka për Bellingham

Futboll

PSG gati të bëjë gjithçka për Bellingham

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:58
Jude Bellingham

PSG është gati të bëjë gjithçka për objektivin e Real Madridit dhe mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham për të transferuar gjatë kësaj verë, raporton ‘Fichajes’.

Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë. Real Madridi prej kohësh është duke e ndjekur supertalentin e ‘milionerëve’ të Gjermanisë.

Por, tani në garë për Bellingham thuhet se ka hyrë fuqishëm edhe gjiganti francez, PSG.

Kampionët në fuqi të Francës tashmë kanë nisur të ndërtojnë skuadrën për sezonin e tyre të ardhshëm, dhe Bellingham është prioritet i parisienëve.

Asi i Dortmundit monitorohet edhe nga Liverpooli, dhe duket se kjo verë do të jetë e ‘nxehtë’ për Bellingham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat