Dramë e madhe dhe dy golat e Vedat Muriqit, çartin spanjollët! 

Futboll

Dramë e madhe dhe dy golat e Vedat Muriqit, çartin spanjollët! 

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2023 Në ora: 15:58
Vedat Muriqi feston gjatë ndeshjes

Dramë në “Jose Zorrilla” dhe dy golat e Vedat Muriqit, Mallorca ka barazuar në fund me rezultat 3:3 në konak të Valladolidit. 

Mallorca ka avancuar me rezultat 1:2 por përmbysja ndodhi në finish dhe barazimi në minutën e 90+4.

Në minutën e 53-të, Vedat Muriqi ashtu si di ai me kokë, ka realizuar për 1:1. 

Në minutën e 90+3. Muriqi e nxori penalltinë dhe e vet e ka realizuar për 3:3 në të 90+4’. 

Për Valladolidin shënuan Perez (33') Aamallah (68'), Monchu (86') dhe për Mallorca-n realizuan Muriqi (53' e 90+4 – nga penalltia) e Morlanes (58').

Në “Jose Zorrilla”ishin të pranishëm 18.010 shikues.

Muriqi deri me tash ka realizuar 12 gola në kampionatin spanjoll.

Pas javës së 28-të, Mallorca zë vendin e 12-të me 34 pikë e Valladolid është i 15-ti me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat