Ferizaj me lojë të madhe gjunjëzon Gjilanin

Futboll

Ferizaj me lojë të madhe gjunjëzon Gjilanin

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2023 Në ora: 16:49
Ferizaj

Ferizaj më në fund i ikë zonës së kuqe, ngritet në vend të shtatë me 31 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 28-të.

Në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj, ishin të pranishëm rreth 2.000 shikues, duke i dhënë mbështetje të fuqishme ekipi të tyre.

Lojë e madhe e Ferizajt dhe kjo rezultoi me fitore.

Gjilani ka dominuar në 15 minutat e parë por më pas ferizajasit morën iniciativën.

Në minutën e 30-të, Gentrit Halili nga afërsia me kokë e mposhti portierin Koliç. 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 53-të, Gentrit Ramusa me goditje të fortë nga rreth 16 metra, topi qëllon shtyllën dhe futet në rrjetë, 2:0.

Në minutën e 57-të, Cale i Gjilanit, pas një sjellje josportive, përjashtohet me karton të kuq nga gjyqtari Shala. 

Në minutën e 63-të, Edon Sadriu pati rast të qind për qindtë por shtylla ia mohoi golin. 

Andrej Panadiç, kryetrajner i Ferizajt, është sikur në qiellin e shtatë për faktin se skuadrën e ka nxjerrë nga fundi dhe ngritur në pozitën e shtatë. 

Gjilani renditet në vend të tretë me 40 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat