Batatina: Besoj se do të shkojmë edhe në finale

Futboll

Batatina: Besoj se do të shkojmë edhe në finale

Më: 9 prill 2023 Në ora: 18:34
Batatina

Llapi e mposhti me rezultat të thellë Drenicën 4:0 në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes se janë ekip që luftojnë për vendin e tretë.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.

Nuk ishte dita jonë në ndeshjen e kaluar, gjë që është normale dhe pësuam një humbje pa meritë”, ka thënë fillimisht ai.

“Por, sot treguam që jemi ekip që luftojmë për vendin e tretë dhe të sigurojmë finalen e Kupës. Kjo fitore hap rrugën për një vend në Evropë”.

“I përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe luftën e madhe në fushë.

Rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës nuk e diskutoj”.

“Kemi ekip për të rikthyer dhe për të kaluar në finale”, ka shtuar më tej Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat