Firmino ia mohon fitoren Arsenalit të Xhakës! Salah dështon nga penalltia 

Futboll

Firmino ia mohon fitoren Arsenalit të Xhakës! Salah dështon nga penalltia 

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2023 Në ora: 19:24
Pamje nga ndeshja

Arsenali ka marrë një pikë me peshë të madhe në “Anfield”, duke luajtur baras 2:2 me Liverpoolin.

Ndeshje me rivalitet të madh, katër gola të shënuar dhe një penallti e humbur.

Për Arsenalin shënuan Gabriel Martinelli (8'), Gabriel Jesus (28'), dhe për Liverpollin realizoi Mohamed Salah (42') e Roberto Firmino (87’).

Në minutën e 52-të, Salah pati rastin më të mirë për të barazuar por ka shpërdoruar penalltinë. 

Ai ka gjuajtur nga pika e bardhë por jashtë shtyllës së djathtë.

Granit Xhaka u paraqit titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të, pas fjalosjes me futbollistin e Liverpoolit, Alexander-Arnold.

Pas javës së 30-të në Premier League, Arsenali kryeson me 73 pikë, ka një ndeshje 6 pikë më shumë se Manchester City dhe Liverpool renditet në vend të tetë me 44 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat