Lajme të këqija për Interin para sfidës së Champions

Futboll

Lajme të këqija për Interin para sfidës së Champions

Më: 9 prill 2023 Në ora: 21:51
Inzagi

Interi ka kthyer menjëherë sytë drejt ndeshjes së radhës që pret zikaltrit, një duel i ndezur në Ligën e Kampioneve kundër Benfikës.

Një ndeshje të cilën Simone Inzagi do ta përballojë pa dy lojtarë të rëndësishëm për zikaltrit.

Sipas “Sky Sport”, pavarësisht përmirësimit të gjendjes fizike të Milan Skrinjasr dhe Hakan Çalhanollu, asnjë prej tyre nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzagi për sfidën e mesjavës në Portugali.

Të dy lojtarët kanë punuar individualisht dhe kanë qenë gjithmonë nën kontrollin e stafit mjekësor zikaltër në këto ditë.

Por rikuperimi i tyre për sfidën vlerësohet i pamundur, ndaj ata nuk do të udhëtojnë me skuadrën.

Në klub po tentohet rikuperimi i tyre për ndeshjen e dytë, atë të kthimit në “San Siro” ku do të vendoset edhe fati i këtij dueli çerekfinal, në një sezon ku Interi ka ecur në turneun më të rëndësishëm në Europë si asnjëherë më parë që kur mori kurorën e trefishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat