Ancelotti: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

Futboll

Ancelotti: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

Më: 10 prill 2023 Në ora: 13:17
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur synimin dhe dëshirën e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin edhe në këtë edicion.

“Los Blancos” janë aktualisht kampionë spanjollë, evropianë dhe botërorë.

Por, trajneri italian nuk është ngopur me aq.

Pasi mbeti thuajse jashtë garës për titull të kampionit në La liga, “DonCarlo” tash e ka përqendruar totalisht fokusin tek Championsi.

Në çerekfinalen e së mërkurës, “Mbretërorit” do të përballen me Chelsean.

“Mendojmë të arrijmë në finale dhe ta fitojmë trofeun, por duke e ditur se çdo ndeshje është një pengesë e vështirë, e vështirë dhe e paparashikueshme pasi Championsi është kështu. Nga ana e krejt tetë klubeve është dëshira për ta arritur finalen e Stambollit’, deklaroi Ancelotti për “Radio Anch’io Sport” në “Rai Radio 1”.

Edhe pse emri i tij lidhet me një emërim të mundshëm si selektor i Brazilit, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit i ka idetë e qarta sa i përket së ardhmes.

“Unë kam kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe do të më pëlqente ta respektoja atë”, vazhdoi Ancelotti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat