Inzaghi: Benfica ka shumë lojtarë teknikë, është ekip i madh

Futboll

Inzaghi: Benfica ka shumë lojtarë teknikë, është ekip i madh

Më: 10 prill 2023 Në ora: 23:07
Inzaghi

Simone Inzaghi, ka folur për nivelin e kundërshtarit të skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Benfica.

Takimi i parë do të zhvillohet më 11 prill në Lisbonë, takimi i kthimit më 19 prill në Milano.

“Benfica, ashtu si Porto, dominon Portugalinë, është një ekip i madh. Në këto ndeshje do të duhet të sulmojmë dhe të mbrojmë dhe duhet të përdorim kokën dhe zemrën për t’ia dalë mbanë.

Benfica ka shumë lojtarë teknikë, ata janë në gjendje të kontrollojnë hapësirën me top dhe pa top. Nga ne do të kërkohet përkushtimi maksimal”, tha trajneri Nerazzurrëve në konferencën për shtyp para ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat