Manchester City - Bajern, sfidë e zjarrtë

Futboll

Manchester City - Bajern, sfidë e zjarrtë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:16
Logo e Manchester Cityt dhe Bayernit

Liga e Kampionëve gjallërohet dhe në çerekfinale do të përballen dy prej favoritëve për triumfin final.

Manchester City - Bajern Munih do të jetë padyshim një sfidë magjepsëse mes dy skuadrave që janë mësuar të japin shfaqje. Pep Guardiola në njërën anë, Tomas Tushel në anën tjetër.

Veterani i kompeticionit kundër “zëvendësuesit” Julian Nagelsman. Trajneri gjerman vetëm si zëvendësues e ka fituar tashmë këtë trofe në pankinën e Chelsea. Tifozët e futbollit elitar janë të paralajmëruar.

Sonte në mbrëmje do të përballen dy nga sulmet më të mira të Ligën e Kampionëve: 22 gola për anglezët, 21 për gjermanët.

Në 1/8 finale, “qytetarët” mposhtën Leipzig, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë dhe i mposhtur gjermanët 7-0 në ndeshjen e dytë, ndërsa Bajerni triumfoi në dy ndeshjet kundër PSZH-së, duke fituar 1-0 në “Parc des Princes” dhe 2-0 në “Allianz Arena”.

Guardiola pritet të konfirmojë 4-3-3, si gjithmonë, me Ederson mes shtyllave, Stones në korsinë e djathtë, Akanji dhe Ruben Dias në qendër dhe Aké në korsinë e majtë. Si gjithmonë, Rodri duhet të jetë në “dhomën e kontrollit”, i mbështetur nga njëra anë prej De Brujne dhe nga ana tjetër prej Gundogan, ndërsa Haaland padyshim do të jetë në qendër të sulmit, me Bernardo Silva dhe Grealish që do të veprojnë në krahë.

Tomas Tushel pritet të konfirmojë 4-2-3-1 me Tomas Mullerin si sulmuesi i vetëm, i mbështetur nga treshja e formuar nga Koman, Musiala dhe Sadio Mané.

Në mbrojtje, përpara Sommer, pritet të jetë Pavard në korsinë e djathtë, Dejvis në korsinë e majtë, ndërsa De Ligt dhe Upamekano në qendër. Në vend të kësaj, Kimih dhe Goretzka formojnë duetin e qendrës në mesfushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat