“Djajtë e Kuq”, vihen në gjah pas mbrojtësit me aftësi sulmuesi

Futboll

“Djajtë e Kuq”, vihen në gjah pas mbrojtësit me aftësi sulmuesi

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:26
Logo e Manchester Utd

Skuadra e Man. Junajted është interesuar për mbrojtësin e krahut të djathtë të skuadrës së Bajer Leverkuzen, Xheremi Frimpong. 22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me klubin gjerman, por mund të largohet për 40 milionë euro. Ai dikur ka qenë pjesë e Akademisë së Man. Junajtedit.

Këtë sezon, Frimpong ka realizuar 8 gola në 26 ndeshje në Bundesliga, duke u dalluar për aftësitë e tij shënuese dhe ka tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave “big”. Për holandezin janë interesuar edhe Bajern Munih e Barcelona, me përfaqësuesit e të cilave ka folur menaxheri i lojtarit.

Sipas “Sky Germany”, skuadra e Man. Junajted duket në “pole” për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar, duke qenë se mund të largohet Diogo Dalot.

“Djajtë e kuq” ende nuk kanë një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Dalot, çka mund të përshpejtojë ardhjen e Frimpong nga Bajer Leverkuzen. Mbrojtësi po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Çavi Alonso, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm, por pritet të mësohet emri i klubit të ri. Holandezi, pëveç 8 golave, ka realizuar edhe 9 asist për skuadrën e tij, çka e bën mjaft të kërkuar në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat