​Ancelotti: Valverde është mirë, nuk dua të flas për atë që ka ndodhur

Futboll

​Ancelotti: Valverde është mirë, nuk dua të flas për atë që ka ndodhur

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:21
Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti

Uruguaiani Fede Valverde është përfshirë së fundmi në një situatë delikate që nga e shtuna, pasi u akuzua për sulm ndaj lojtarit të Villarrealit, Álex Baena.

Versionet e ndryshme të asaj që motivoi sulmin në garazhin e stadiumit “Santiago Bernabeu” pas ndeshjes mes dy skuadrave vetëm sa e thelluan problemin, me Valderden që thotë se atij iu përmend gruaja e tij shtatëzën dhe Baena që i mohon këto pretendime.

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti, i cili po përgatitet të ballafaqohet me Chelsean të mërkurën, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, nuk pranoi të komentojë drejtpërdrejt për rastin, por foli se si ndihet lojtari.

“Ai ka qenë mirë, i motivuar, është stërvitur mirë dhe nesër do të japë gjithçka, jam i sigurt. E njoh shumë mirë, ka shumë cilësi njerëzore. Por nuk dua të flas për atë që ka ndodhur”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat