Camavinga: Nëse Tchouameni është më i zoti, le të luaj ai!

Futboll

Camavinga: Nëse Tchouameni është më i zoti, le të luaj ai!

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:04
Eduardo Camavinga

Eduardo Camavinga është duke fituar gjithnjë e më shumë minuta në radhët e Real Madrid.

Tashmë, trajneri Carlo Ancelotti i beson francezit edhe në rolin e mbrojtësit të majtë, edhe pse Camavinga është një mesfushor i lindur.

Shpeshherë aktivizimi i Camavingës ka spostuar në stol patriotin e tij, Aurelien Tchouameni. Megjithatë, së fundmi, 22-vjeçari shprehet se asgjë nuk ka ndryshuar në raportin e tij me Tchouamenin teksa e konsideron atë si një vëlla.

“Siç e kam thënë gjithnjë, unë e konsideroj Tchuamenin një vëlla.

Kalojmë shumë kohë së bashku dhe Tchouameni u konsultua me mua para se t’i bashkohej Real Madrid.

Sa herë luajmë së bashku në fushë, mundohemi të kombinojmë dhe shoqëria jonë nuk vendoset në diskutim nga konkurrenca.

Kur qëndrojmë bashku, nuk flasim shumë për fushën e lojës.

Unë e them gjithnjë se nëse ai është më i mirë se unë atëherë le të luajë dhe të jetë titullar.

Ne nuk mërzitemi kurrë nëse njëri nga ne nuk luan, dhe unë e di se kështu e mendon edhe Tchouameni.

Ai është i pari që vjen dhe më komplimenton sa herë unë bëj një paraqitje të mirë, ndaj mes nesh nuk ka kurrë hatërmbetje”, u shpreh Camavinga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat