Michael Reschke: Guardiola dhe Tuchel si Platoni me Sokratin

Futboll

Michael Reschke: Guardiola dhe Tuchel si Platoni me Sokratin

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:21
Guardiola dhe Tuchel

Ish-drejtori sportiv i Bayern-it gjatë viteve 2014-2017 ka dhënë sot një intervistë për "Frankfurter Allgemeine" duke përshkruar aktin e parë mes sfidës City-Bayern.

Në vitet kur shërbeu për afrimet e reja në klubin bavarez, Michael Reschke u njoh me Josep Guardiola-n, i cili gjatë ekspencës në Bavari u njoh me Tuchel-in.

Me kalimin e viteve dhe transferimin e trajnerëve në Angli, ku njëri mori drejtimin e Chelsea-t dhe tjetri të City-t, rivaliteti kaloi në një tjetër nivel ku në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2021 Tuchel me Chelsea-n mundi në finale City-n e Guardiola-s.

Në atë vit nxënësi, i cili gjatë të gjithë karrierës kishte tentuar që të kuptonte mësuesin, më në fund e mundi. Ish-drejtori sportiv i Bayern-it tregoi gjatë intervistës një ndodhi që askush nuk e dinte. Admirimi reciprok mes Tuchel dhe Guardiola-s ka nisur në 2014-ën e largët kur Bayerni i Guardiola-s pati vështirësi të kalonte Mainz-in e Tuchel.

“Një pasdite Guardiola mësoi se kisha takim me Tuchel-in.

Ai më tha ta prisja dhe anuloi të gjitha planet pasi kishte shumë dëshirë që ta njihte personalisht Thomas-in.

Atë natë unë pëfundova të thosha ndonjë fjalë pasi Tuchel dhe Guardiola nuk pushuar së biseduari. Ishte si një bashkëbisedim mes dy lojtarësh shahu.

Nga njëra anë ishte mjeshtri ndërsa nga ana tjetër ishte nxënësi, i etur për të deshifruar ç’do lëvizje të idhullit të vet.

U habita pasi të dy përfunduan duke analizuar një ndeshje mes Barcelonës dhe Chelsea-t të sezonit 2008-2009.

Tuchel pyeste Guardiola-n për vendimet që kishte marrë në atë takim dhe spanjolli i jepte shpejgim për ç’do gjë. U habita se si të dy kishin memorizuar ç’do detaj të atij takimi.

Guardiola shpjegonte gjithçka me detaje dhe mbaj mend se ajo natë përfundoi pas shumë orësh. Ishte si një duet mes Platonit dhe Sokratit”, zbulon Michael Reschke.

Në intervistën e tij ish-drejtori i Bayern-it tregon edhe diferencën mes dy individëve, të cilët ai i konsideron si të ngjashëm në gjenialitet, por të ndryshëm në thelb. “Mendoj se që prej atij takimi Tuchel është zhvilluar shumë, ai ka definuar stilin e tij.  

Thomas-i është më pragmatik ndërsa Pep mundohet që të kurojë më shumë aspektin estetik.

Për Pep-in një ekip me përparësi mbrojtjen do të ishte një tradhti ndaj futbollit, ndërsa për Tuchel mjeti justifikon qëllimin. Një detaj i tillë them ka vendosur shumë edhe në finalen e 2021-it”, arsyetoi Reschke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat