Klubi grek merr masa drastike

Futboll

Klubi grek merr masa drastike

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:23
Boris Kleiman

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi me portierin e skuadrës së Volos, Boris Kleiman.

Ky i fundit teksa ishte në një bar me miqtë e tij në orët e para të mëngjesit së 11 prillit, mendoi t’i afrohej një grupi studentësh që kishin shkuar në Greqi për pushime.

Portieri u njoh me një vajzë minorene nga Belgjika e cila edhe për shkak të konsumimit të alkoolit u afrua më shumë seç duhej me Kleiman.

Por në momentin që portieri kërkoi më shumë, vajza reagoi dhe e refuzoi afrimitetin me të. Në këtë moment, Kleiman përdori forcën dhe abuzoi seksualisht me minorenen.

Miqtë e vajzës që kuptuan se çfarë ndodhi, lajmëruan menjëherë policinë. 33-vjeçari u shoqërua për në komisiarat ku u identifikua nga viktima.

Gjatë arrestimit portierit iu gjet edhe lëndë narkotike e cila iu konfiskua menjëherë ndërsa pritet që ditët në vijim pritet të merret edhe një vendim nga ana e Prokurorisë së Athinës.

Ndërkohë, edhe klubi i Volos ka marrë masa duke e përjashtuar nga skuadra Keiman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat