Juventus kërkon tifozët ndaj Napolit

Futboll

Juventus kërkon tifozët ndaj Napolit

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:03
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Juventusit dhe Inter e përfunduar me rezultatin 1-1, prodhoi shumë tension sidomos në fundin e saj kur Romelu Lukaku shënoi nga pika e bardhë.

Lojtari zikaltër ishte “viktimë” e sulmeve raciste të cilat u shtuan gjithnjë e më shumë pas golit të shënuar.

Në këtë formë, Gjykata Sportive në Itali vendosi që të mbyllë për ndeshjen pasardhëse në Allianz Stadium, tribunën pas porte aty ku qëndrojnë ultrasit.

Por, duke qenë se ndeshja e radhës në shtëpi për Juventusin është ajo ndaj Napolit më datë 23 prill dhe bëhet fjalë për një sfidë mjaft të “ndjerë”, klubi torinez ka kërkuar kthimin e vendimit.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pretendojnë se Gjykata Sportive nuk është e drejtë në vendimin e saj dhe kështu apeluan duke synuar që stadium në ndeshjen ndaj Napolit të jetë në dispozicion të tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat