Sulm i ashpër i ish-sulmuesit të Francës ndaj trajnerit

Futboll

Sulm i ashpër i ish-sulmuesit të Francës ndaj trajnerit

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:24
Samir Nasri

Didier Deshamp u bë hero në Francë teksa drejtoi “gjelat: drejt titullit Kampion Bote në vitin 2018 dhe i ktheu në finale katër vite më vonë.

Por jo të gjithë e vlerësojnë kaq shumë trajnerin, i cili me zgjedhjet e tij ka bërë shumë armiq mes lojtarëve.

Një prej tyre është edhe ish-sulmuesi Samir Nasri.

Futbollisti nuk e ka fshehur kurrë pakënaqësinë ndaj trajnerit dhe e ka përsëritur duke folur së fundmi për mediat franceze.

Sipas ish-lojtarit të klubeve si Olimpik Marsejë, Arsenal, Mançester Siti e Sevilja, Deshamp i kishte shkaktuar zhgënjimin më të madh në karrierë kur e la jashtë Botërorit 2014.

“Ëndrra ime u shua. Ai më q** ëndrrën për të luajtur një Kupë Bote në vendin e futbollit, ishte një dëshirë që unë kisha.

Mendoja se do të shkoja në Brazil për të fituar Kupën e Botës. E besoja shumë këtë.

Kur pashë emrat e lojtarëve të grumbulluar më iku gjithçka nga mendja. Në fillim mendova se po tallej me mua, po më bezdiste.

Që nuk i interesonte më për mua.

Tani vetëm mund t’i uroj më të mirën, por nuk më intereson,

Deshamp nuk është miku im dhe nuk do ta përshëndet pasi nuk më pëlqen si person.

Ish-presidenti Le Graet?

Ai është hipokriti më i madh”, tha Nasri në sulmin e tij publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat