UEFA zë ngushtë Serinë A

Futboll

UEFA zë ngushtë Serinë A

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:30
Trofeu

Futbilli italian po kalon një moment magjik në Europë dhe ka shumë mundësi që të ketë një finaliste në këtë edicion të Champions-i, por duhet të bëjë kujdes nga përjashtimi.

E para shkoi mirë.

Fitorja e Inter-it ndaj Benfica-s ka afruar një ngjarje që mungon prej disa vitesh: një skuadër italiane në finalen e Champions League. Duke marrë parasysh se zikaltrit, në rast kualifikimi, do të përballen në gjysmëfinale me fituesen e Milan - Napoli, Seria A mund të ketë sigurinë që të jetë e përfaqësuar në finale.

Sonte do të  jetë radha e Pioli-t dhe Spalletti-t, më pas nesër radha e Roma-s dhe Juventus-it në çerekfinalet e Europa League (në Conference League do të luajë Fiorentina).

Ky përfaqësim i madh italian i pranishëm në çerekfinale mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin e këtij sezoni. Në fakt ekziston mundësia që skuadra e katërt në Serie A të mos kualifikohet në Champions League.

Një eventualitet që sigurisht nuk do të ishte negativ për lëvizjen e futbollit italian sepse do të nënkuptonte ngritjen në qiell të dy kupave ndërkombëtare. Rregullorja e UEFA-s në fakt mund të ndryshojë tërësisht fatin e këtij kampionati.

Hipoteza që do të eliminonte të katërtin në Serie A nga ndeshjet e Champions League do të materializohej nëse Champions do të fitohej nga një mes Inter-it dhe Milan-it. Në këtë mënyrë fituesi do të fitonte të drejtën e pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm.

Të njëjtën të drejtë që do të merrte një ndeshje mes Roma-s dhe Juventus-it duke fituar Europa League. Sipas rregullave të UEFA-s, një komb nuk mund të ketë më shumë se pesë ekipe në Champions League në të njëjtin edicion.

Prandaj, nëse dy fituesit e Champions dhe Europa League përfundojnë nga vendi i pestë e poshtë, i katërti në renditje do të humbiste mundësinë për të marrë pjesë në kompeticionin kryesor europian vitin e ardhshëm.

Një eventualitet sigurisht jo i lehtë për t’u realizuar, por për momentin i mundshëm. Në të kaluarën tashmë ka ndodhur që skuadrat nga i njëjti vend të fitojnë si Champions League ashtu edhe Europa League (në veçanti Anglia dhe Spanja), por me të paktën një nga të dy që përfunduan në katërshen e parë në kampionat.

Do të ishte një herë e parë dhe për të gjithë futbollin italian (minus një klub) do të ishte një lajm i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat