Kjo është mega-oferta e Al Nassr për Mourinhon

Futboll

Kjo është mega-oferta e Al Nassr për Mourinhon

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:00
Mourinho

Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr tashmë është në kërkim të trajnerit të ri.

Skuadra saudite sot ka shkarkuar trajnerin Rudi Garcia. Krerët e kësaj skuadre menjëherë janë hedhur në sulm për ‘timonerin’ e ri.

Sipas “Corriere dello Sport”, Al Nassr e duan trajnerin e Romës, Jose Mourinhon pasues të Garcias.

Madje, skuadra saudite ka bërë gati mega-ofertën në vlerë 120 milionë euro pwr strategun portugez e vlefshme për dy sezone.

Pengesa e madhe që Al Nassr has në negociata në këtë moment është se “Special One” është në fazën e fundit të sezonit me Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat