Ten Hag: Sevilla? Ka vetëm një mënyrë për t’i mundur

Futboll

Ten Hag: Sevilla? Ka vetëm një mënyrë për t’i mundur

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:32
Ten Hag

Manchester United e presin dy përballje të forta në çerekfinalet e Europa League.

“Djajtë e Kuq” do të sfidojnë spanjollët e Sevillas, rekordmenët e këtij kompeticioni.

Ndeshja e parë do të luhet të enjten në “Old Trafford” (21:00). Erik ten Hag ka një respekt të madh për skuadrën andaluziane.

“Ata kanë një reputacion të madh në Europa League. Sevilla e ka fituar këtë kompeticion më shumë se kushdo tjetër (6), duke vendosur një rekord madhështor.

Nëse duam t’i mposhtim ata, ne duhet të luajmë futbollin tonë më të mirë. Nuk duhet të sforcohemi, por duhet të jemi tepër të kujdesshëm”, paralajmëron trajneri holandez i United.

Më pas një koment për individët: “Rashford nuk e ka humbur optimizmin. Ai ka nisur menjëherë fazën e rikuperimit.

Një qëndrim i tillë do e ndihmojë të rikthehet shpejt. Ai do të mungojë disa ndeshje, por nuk e di saktësisht se sa.

Eriksen-Maguire? Christian është shumë i rëndësishëm në krijimin e rasteve për gol. Ai ka dhuruar rreth 7-8 asiste në kampionat. Ai sheh hapësira kudo dhe dhuron pasime të sakta.

Ekuilibri në mesfushë është i mirë me të. Christian dhe Casemiro kanë funksionuar shumë mirë së bashku. Sa i përket Maguire mund të them se mund të luajë titullar.

Harry është një mbrojtës i shkëlqyer. Jam i kënaqur me mënyrën se si po mbrohemi. Të gjithë lojtarët punojnë në mbrojtje, kjo na ndihmon të mbajmë portën të paprekur”, theksoi Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat