Gerrard: Më pëlqen roli si taksist!

Futboll

Gerrard: Më pëlqen roli si taksist!

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:01
Gerrard

Steven Gerrard është i papunë prej tetorit të vitit 2022, kohë kur u shkarkua nga klubi i Aston Villa-s për mungesë të rezultateve.

Megjithatë, ofertat në drejtim të trajnerit 42-vjeçar nuk kanë munguar, jo vetëm nga klube brenda dhe jashtë Anglisë, por edhe nga kombëtare.

Gerrard ishte shumë pranë stolit të Polonisë, rivales së Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024.

Megjithatë, pasi mori kohën e tij, legjenda e Liverpool refuzoi dhe së fundmi zbulon edhe arsyet pse ende nuk është duke ushtruar profesionin e trajnerit.

“Mendoj se para se të rikthehesh në detyrë, të duhet kohë për të rimarrë energjitë.

Durimi është i rëndësishëm në këtë pikë.

Prej momentit kur u largova nga Aston Villa, kam pasur oferta të ndryshme si për të drejtuar klube, po ashtu edhe kombëtare.

Por, ndjeja se nuk ishte momenti i duhur.

Tani për tani, po shijoj periudhën si taksist i dy vajzave të mia dhe djalit të vogël”, u shpreh Gerrard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat