Lojtarët e Bayernit janë tronditur nga konflikti mes Manes dhe Sanes

Futboll

Lojtarët e Bayernit janë tronditur nga konflikti mes Manes dhe Sanes

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:17
Mane e Sane

Lojtarët e Bayernit janë tronditur nga konflikti mes Sadio Mane dhe Leroy Sane.

Më herët u raportua se pas ndeshjes me Manchester City në Ligën e Kampionëve, të cilën Bayern e humbi me rezultat 3:0, Mane në dhomat e zhveshjes goditi Sane në fytyrë.

Sipas Florian Plettenberg, disa lojtarë të Bayernit kanë besim se Mane nuk do të qëndrojë në klub për shumë kohë.

Për momentin po diskutohen pasojat e mundshme të incidentit për senegalezin, ai mund të gjobitet ose të pezullohet nga stërvitja, përveç kësaj, marrëveshja mund të ndërpritet me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat