​Pioli: Ky Milan është i denjë për Ligën e Kampionëve

Futboll

​Pioli: Ky Milan është i denjë për Ligën e Kampionëve

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:59
Stefano Pioli

Stefano Pioli i është gëzuar tej mase suksesit të Milanit në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit. Një gol i Bennacer ishte vendimtar, me trajnerin kuqezi që tashmë po e pret me padurim ndeshjen e kthimit,

"Tashmë jam duke menduar për ndeshjen e dytë, do të jetë një tjetër ndeshje e mrekullueshme. Kishte shumë gabime teknike, pati shumë tension dhe emocion mes dy skuadrave që u përballën me një ndeshje të ekuilibruar”, tha fillimisht Pioli.

Ai shtoi se rezultati i kësaj ndeshje hap rrugë për kalim tutje në këtë garë..

"Ata filluan një fillim më mirë, ne dribluam keq në fillim dhe ishim më agresivë, pastaj luajtëm kundër një ekipi të fortë. Është fitorja e parë kundër Napolit këtu në Milano në tre vitet e fundit, kemi shpenzuar shumë dhe është një rezultat që na jep mundësinë të kalojmë”, tha trajneri i kuqezinjve për “Prime Video”.

Ai më tutje lavdëroi lojtarët e tij për paraqitjen e mirë.

"Bennacer bëri një lojë të shkëlqyer, ne kishim Saelamaekers që punonnte në krah për të ndihmuar Kalabrinë në dyfishimin ndaj Kvaratskhelia. Nuk do të përmend emra, më pëlqeu qëndrimi i gjithë ekipit. Luajtëm një ndeshje në Champions League, por nuk është një rezultat që mbyll kualifikimet. Ne e dimë se çfarë vështirësish do të hasim atje.", theksoi italiani.

“Jemi të lumtur që i përjetojmë këto momente me tifozët tanë, kemi fituar shumë si klub në Champions League dhe karriera jonë na ka bërë të ëndërrojmë të arrijmë këto nivele. Kemi bërë një lojë të ndershme, të ndërtuar keq në fillim dhe më pas kemi gjeti ekuilibrin. Një rezultat i mirë, por është vetëm pjesa e parë”, ka përsëritur trajneri për mikrofonat e “Sky”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat