Newcastle-s nuk i ngutet për kontratën e re me yllin e tyre

Futboll

Newcastle-s nuk i ngutet për kontratën e re me yllin e tyre

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:48
Allan Saint-Maximin

Newcastle United nuk është duke u ngutur për të hapur negociatat për kontratë të re me yllin e tyre Allan Saint-Maximin.

Sipas medieve britanike, ‘Magpies’ janë të qetë për të ardhmen e lojtarit pasi ai kishte nënshkruar marrëveshje gjashtëvjeçare në 2020.

Saint-Maximin pretendon se meriton një rritje page duke pasur parasysh formën e tij të këtë sezon të garave.

Newcastle United është duke bërë një sezon të madh dhe është në garë për të siguruar një vend  që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Saint-Maximin është një nga lojtarët kryesor tek Newcastle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat