Dani Alves do të dëshmojë sërish

Futboll

Dani Alves do të dëshmojë sërish

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:58
Dani Alves

Dani Alves, një ish-lojtar i Barcelonës dhe Sevillas, i cili u arrestua më 20 janar i akuzuar për një sulm seksual të dyshuar ndaj një vajze 23-vjeçare të kryer në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor, do të dëshmojë përsëri para gjykatësit të hënën, më 17 prill, me kërkesë të mbrojtjes.

“La Cadena SER” raporton se futbollisti 39-vjeçar, i cili është ende në paraburgim pa kusht, dëshiron të japë sërish versionin e tij të ngjarjeve pasi e ka ndryshuar disa herë në raste të mëparshme, tani që hetimet gjyqësore praktikisht kanë përfunduar.

Kërkesa e Dani Alvesit mësohet se është pranuar nga gjykata.

Pasi u arrestua, Dani Alves fillimisht mohoi faktet dhe deklaroi se nuk e njihte viktimën dhe pak më pas tha se e njihte viktimën dhe se ajo u hodh mbi të kur ai hyri në banjë.

Në një version të tretë, futbollisti brazilian pranoi se kishte ndodhur seks oral konsensual dhe se versionet e tij të mëparshme ishin thënë për të “mbrojtur” martesën e tij.

Në një version të katërt të fakteve, avokatët e Dani Alves argumentuan se klienti i tij kishte pasur marrëdhënie seksuale depërtuese konsensuale me ankuesen.

Sipas deklaratës së viktimës, të cilën gjyqtari hetues e konsideron “të fortë dhe këmbëngulëse”, lojtari e ka futur me forcë në një banjë të vendosur në një dhomë private në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, natën e 30-31 dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat