Futbollisti firmos një kontratë të paparë, birra falas për tifozët!

Futboll

Futbollisti firmos një kontratë të paparë, birra falas për tifozët!

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:57
Bram Van Polen

Bram Van Polen nuk është emër aq i njohur në futbollin evropian.

Por në Holandë të gjithë e njohin atë ngase ka luajtur për 16 sezone me radhë me skuadrën e tij, Zvollen. 37 vjeçari tani ka nënshkruar kontratën e re e cila është mjaft e veçantë.

Përveç se gruaja e tij do të përfitoj një veturë të re nga skuadra, Van Polen ka në kontratë që të qeras tifozët e skuadrës së tij që kanë bileta sezonale, me nga një birrë falas.

Dhe këtë do ta bëj që në ndeshjen e nesërme kur para ndeshjes do t’i shërbej tifozët në stadium me nga një birrë “prej shpije".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat