Klubet e mëdha “fërkojnë duart”

Futboll

Klubet e mëdha “fërkojnë duart”

Më: 13 prill 2023 Në ora: 12:56
Logo e Burussia Monchengladbach

Burussia Monchengladbach, me fjalët e drejtorit sportiv Roland Virkus të raportuara në faqen e klubit, u thotë lamtumirë dy protagonistëve të sezoneve të fundit. Pas Lars Stindl, Marcus?

Thuram dhe Ramy Bensebaini do të largohen gjithashtu nga klubi gjerman, të dy kontratat të së cilëve skadojnë në qershor.

“Është për të ardhur keq që nuk i zgjasin kontratat që skadojnë, sepse të dy kanë dhënë shumë në aspektin sportiv në katër vitet e fundit.

Gjatë viteve të fundit ka qenë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë për të sjellë lojtarë të tillë të talentuar, për t’i ndihmuar ata të rriten dhe në një moment, t’i lejmë të shkojnë sepse nuk mund t’i mbajmë përgjithmonë.

Idealisht do të kishim bërë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tyre, por fatkeqësisht nuk po ndodh kështu. Të tre ata na kanë ndihmuar shumë, prandaj meritojnë një përshëndetje të duhur”, është shprehur drejtori sportiv i klubit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat