Vieri i çmendur pas Maignanit

Futboll

Vieri i çmendur pas Maignanit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:47
Pamje nga një ndeshje

Mike Maignan vazhdon të ndihmojë Milanin me pritjet e tij fantastike.

“Gardiani” francez u shfaq i pakalueshëm në çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Napolit, përballje të cilën kuqezinjtë e fituan 1:0.

27-vjeçari kreu disa pritje të bukura, sidomos në minutën e fundit ndaj Di Lorenzos . Bobo Vieri, i cili gjatë karrierës së tij provoi të vishte edhe fanellën e Milanit, është i çmendur pas portierit të ekipit të Piolit.

“Maignan është fenomen.

Kur e sheh në stadium të krijohet ndjesia sikur nuk do të pësojë kurrë gol. Milani do të kishte 10-12 pikë më shumë në kampionat nëse ai nuk do të ishte dëmtuar.

Kuqezinjtë e blenë 15 milionë euro? Mike kushton 200 milionë euro, ai është i jashtëzakonshëm. Unë e vendos mes kampionëve më të mëdhenj të historisë së futbollit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat