Cassano: Nëse do të ndërronin vendet dy lojtarë!

Futboll

Cassano: Nëse do të ndërronin vendet dy lojtarë!

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:26
Antonio Cassano

Antonio Cassano nuk ka dyshime: nëse dy skuadrat do të ndërronin portierët, Milan-i nuk do ta kishte fituar ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League kundër Napoli-t.

FantAntonio ka dhënë mendimin e tij në Bobo TV në lidhje me ndeshjen mes dy formacioneve italiane që u zhvilluar mbrëmjen e djeshme në San Siro, e vlefshme për kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

“Napoli nuk meritonte të humbte, mund të kishte shënuar dy gola në 25 minutat e para duke dominuar ndeshjen me cilësi dhe ide dhe ka vazhduar të sulmojë edhe me dhjetë lojtarë”, ka shpjeguar ish-futbollisti.

“Në lidhje me golin e Bennacer ka një gabim të Meret që mund të kishte më shumë në atë rast, nëse portierët do të ndërronin vendet do të kishte fituar Napoli”, ka vazhduar Cassano.

“Maignan ka bërë një pritje të jashtëzakonshme ndaj Di Lorenzo-s. Osimhen është thelbësor për Napoli-n, me Elmas skuadra nuk arrinte të zgjatej”, ka përfunduar ish-sulmuesi.

Gjithsesi, për napolitanët do të jetë rasti në ndeshjen e kthimit për të përmbysur gjithçka dhe edhe Meret do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat