Tottenhami i bashkohet garës për yllin 100 milionësh të Barcelonës

Futboll

Tottenhami i bashkohet garës për yllin 100 milionësh të Barcelonës

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Tottenhami është klubi i fundit që ka sinjalizuar interesim në yllin e Barcelonës, Ansu Fatin, por se ky i fundit është i vendosur që të qëndrojë në “Camp Nou”, sipas spekulimeve të fundit.

20 vjeçari gjithashtu në të kaluarën ka qenë edhe nën radarin e skuadrave të njohura si Arsenali, Bayern Munichu dhe Manchester United.

Tani, Fati nuk po konsiderohet si pjesë kyçe e skuadrës nga trajneri Xavi, ku e ka pasur të vështirë që të gjejë minutazhë të kënaqshme këtë sezon, për shkak të formës së luhatshme dhe lëndimeve të vazhdueshme.

Sipas “Mundo Deportivo”, situata aktuale e Fatit ka bërë që Barça t’i jep dritën e gjelbër agjentit të lojtarit, Jorge Mendes për të konsideruar oferta nga klubet e tjera.

Ndër skuadrat e interesuara për Fatin tani është edhe Tottenhami, dhe thuhet se një ofertë afro 100 milionë euro për yllin spanjoll do ta bind Barcelonën që ta shesë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat