Frikë nga presionet ndaj gjyqtarëve

Futboll

Frikë nga presionet ndaj gjyqtarëve

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:39
Logo e La Ligës

Atletiko Madrid mendon se ka ardhur koha që të marrë fund caktimi dhe publikimi i emrave të gjyqtarëve të ndeshjeve të kampionatit spanjoll disa ditë para se të luhen ndeshjet.

Migel Angle Gil Marin, duke marrë pjesë në komisionet e La Liga, ka hedhur idenë, në emër të klubit që përfaqëson, që kjo të mos jetë më e mundur.

Sipas madrilenëve, publikimi i gjyqtarëve që disa ditë para ndeshjeve, shton trysninë ndaj tyre, pasi me raste ka fushata të mirëfillta mediatike që u paraprijnë ndeshjeve duke aluduar për paraqitjet e mëparshme që kanë bërë ndaj njërës skuadër apo tjetrës.

Sigurisht, klubet i frikësohen edhe ndaj trysnisë që mund të ushtrojnë në mënyrë direkte klube të caktuara në mënyra të ndryshme, ide që është përforcuar pas rastit të Barcelonës me pagesat e paligjshme.

Ndaj i është kërkuar La Liga dhe Federatës Spanjolle, që të marrë në shqyrtim idenë e “gjyqtarëve surprizë”.

Që do të thotë se asnjë nga skuadrat të mos jetë në dijeni se kush e drejton ndeshjen, deri në momentin që gjyqtarët zbarkojnë në stadium para fillimit të saj.

Kjo është një kërkesë e cila do të shqyrtohet në Asamblenë e La Liga që zhvillohet pas një jave, ku përveç të tjerave do të diskutohet edhe shkëputja përfundimtare e Komitetit të Arbitrave nga Federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat