Manchester City udhëheq garën për Bellingham

Futboll

Manchester City udhëheq garën për Bellingham

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:43
Jude Bellingham

Manchester City po udhëheq garën për Jude Bellingham, pasi Liverpool  u tërhoq nga një marrëveshje për mesfushorin anglez, kanë thënë burimet për ESPN.

Real Madridi mbetet i interesuar për Bellinghamin, por Manchester City po rritet gjithnjë e më shumë i sigurt se mund ta transferojë 19-vjeçarin nga Borussia Dortmund.

City po kërkon në mënyrë aktive të nënshkruajë të paktën një mesfushor në merkaton e verës për shkak të dyshimeve mbi të ardhmen afatgjatë të Ilkay Gundogan, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor.

Në dyshim gjithashtu është edhe e ardhmja e Bernardo Silvas, të cilin po e kërkon edhe Barcelona.

Transferimi i Bellingham ka të ngjarë të kushtojë më shumë se 130 milionë funte, megjithëse Dortmundi nuk ka hequr dorë nga shpresa për ta mbajtur adoleshentin edhe për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat