Përfundon pjesa e parë mes Feyenoordit dhe Romës

Futboll

Përfundon pjesa e parë mes Feyenoordit dhe Romës

Më: 13 prill 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Feyenoordit dhe Romës, e vlefshme kjo për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “De Kuip”, Feyenoordi dhe Roma hyjnë në pushim pa e gjetur golin.

Të dyja skuadrat tentuan nga pesë herë për ta gjetur golin, por që portierët ishin në nivelin e tyre dhe e mbajtën portën e paprekur.

Në fakt, Roma iu afrua tej mase golit, por që Lorenzo Pellegrini dështoi ta konkretizoj me gol penalltinë në minutën e 43’ të ndeshjes.

Pjesa e parë mbyllet e barabartë 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat