Paradoksi i Bayerni

Futboll

Paradoksi i Bayerni

Më: 13 prill 2023 Në ora: 22:21
Thomas Tuchel

Situata te Bayern Munich duket shumë e tensionuar, me lojtarët që shpërthyen ndaj njëri-tjetrit, me Sadio Mane që goditi me grusht në fytyrë Leroy Sane duke e gjakosur, pas humbjes në Champions League ndaj Manchester City-t.

E ndërsa senegalezi u pezullua dhe u gjobit për këtë gjest, trajneri i ri bavarez Thomas Tuchel po përballet me një situatë vërtet paradoksale.

I marrë te Bayern për të rregulluar problemet midis disa anëtarëve të ekipit dhe ato që la paraardhësi i tij Julian Nagelsmann, me vetë Mane të përfshirë në mesin e atyre që kërkuan largimin e gjermanit, tani Tuchel po njihet me shumë nga këto çështje të pazgjidhura.

Në fakt, duhet theksuar se edhe Sane kishte përfunduar në një vorbull kritikash të fundit, për shkak të lëvizjes së tij të vazhdueshme midis Gjermanisë dhe Anglisë, ku banon familja e tij.

Rezultatet, ndër të tjera, nuk ndihmojnë aspak, në katër ndeshje me Tuchel, Bayern ka humbur y prej tyre, duke u eliminuar nga Kupa e Gjermanisë dhe duke qenë në disavantazh ndaj Manchester City-t në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat