Allegri pas fitores ndaj Sportingut: S`kam dyshim në vlerat e kësaj skuadre

Futboll

Allegri pas fitores ndaj Sportingut: S`kam dyshim në vlerat e kësaj skuadre

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:30
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar fitoren e skuadrës së tij kundër Sportingut.

Juve mbrëmë mundi Sportingun (1-0), në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League.

Tekniku italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij, bëri paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e dytë.

Sipas tij, nuk ishte ndeshje e lehtë. Allegri thotë se nuk ka dyshim në vlerat e skuadrës së tij.

“Ne luajtëm mirë në pjesën e dytë. Nuk ishte ndeshje e lehtë, sepse rrezikonim barazimin”, tha ai.

“Jam i lumtur me fitoren dhe nuk kam asnjë dyshim në vlerat morale të kësaj skuadre në këtë vit shumë të vështirë.

Tani duhet të mendojmë për kampionatin, sepse kemi Atalantën katër pikë për para”, ka theksuar Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat