Vdes ish futbollisti i mirënjohur, Vokrri 

Futboll

Vdes ish futbollisti i mirënjohur, Vokrri 

Nga: K. Goca Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:42
Selatin Vokrri

Ka ndërruar jetë ish futbollisti i mirënjohur, Selatin Vokrri.

Lajmi konfirmohet nga Gramoz Vokrri dhe Ilir Vokrri.

Selatin Vokrri ka qenë futbollist i dëshmuar në vitet e 60-ta e 70-ta, duke luajtur për Llapin e Podujevës, Vëllaznimin e Gjakovës në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë etj.

Në vitet e 90-ta, ka qenë trajner në rezistencë kundër okupatorit serb.

Bëhet e ditur nga Iliri se Selatini ka ndërruar jetë pas një sëmundje. 

Ndryshe është axha i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

“Asgjë nuk është më e dhimbshme në këtë botë se sa të humbasësh dikë që e do shumë. Ju keni lënë disa kujtime të mrekullueshme që nuk do të shuhet kurrë nga zemra ime. 

U prefsh ne paqe Axhi”, ka shkruar Iliri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat